Rreth nesh

Prof. Ass. Dr. Zana Sllamniku Dalipi

Specialiste e parodontologjisë dhe mjekësisë orale me mbi 25 vjet përvojë klinike. Profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe udhëheqëse e Klinikës së Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Prof. Ass. Dr. Zana Sllamniku Dalipi
vite praktikë klinike, që nga viti 2000
25+vite praktikë klinike, që nga viti 2000
specialiste e parodontologjisë dhe mjekësisë orale
2005specialiste e parodontologjisë dhe mjekësisë orale
doktore e shkencave të stomatologjisë
2013doktore e shkencave të stomatologjisë
punime shkencore në revista të indeksuara
11punime shkencore në revista të indeksuara

Sot

  • Profesoreshë asistente: Parodontologji dhe Mjekësi Orale

    Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës

    që nga 2022

  • Ushtruese detyre e shefes së Klinikës së Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale

    Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës

    që nga 2024

  • Mjeke specialiste e parodontologjisë dhe mjekësisë orale

    Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës

    që nga 2005

Rrugëtimi

  1. 1999

    Diplomohet Doktore e Stomatologjisë, Universiteti i Prishtinës.

  2. 2000

    Fillon punën si mjeke në Klinikën e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale dhe si asistente në Fakultetin e Mjekësisë.

  3. 2002

    Edukim specialistik në parodontologji dhe mjekësi orale, Fakulteti i Stomatologjisë, Sarajevë.

  4. 2005

    Përfundon specializimin dhe bëhet specialiste e parodontologjisë dhe mjekësisë orale.

  5. 2007

    Magjistre e Shkencave të Stomatologjisë, Universiteti i Prishtinës.

  6. 2013

    Doktore e Shkencave të Stomatologjisë, Universiteti i Prishtinës.

  7. 2015

    Çmimi për posterin më të mirë në International Conference and Exhibition on Dentistry, Dubai, për studimin mbi lidhjen mes Interleukinës 1-Beta, parodontitit dhe sëmundjes koronare të zemrës.

  8. 2017

    Shefe e Klinikës së Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, QKSUK (2017–2023).

  9. 2022

    Zgjidhet profesoreshë asistente në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

  10. 2023

    Prodekane për financa dhe infrastrukturë, Fakulteti i Mjekësisë (2023–2024).

Mësimdhënia

Ligjëron për studentët e stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe udhëheq lëndë në studimet e doktoratës, përfshirë efektet e laserit diodik në trajtimet parodontale.

  • Parodontologji
  • Mjekësi orale
  • Laserët në parodontologji
  • Mikrobiologji e kavitetit oral
  • Duhanpirja dhe shëndeti oral
  • Stomatologjia e bazuar në evidencë

Angazhimi profesional

  • Kryetare e Komisionit Etik, Oda e Stomatologëve të Kosovës2016–2021
  • Anëtare e Bordit Qendror për specializime, Ministria e Shëndetësisë2011–2014, 2021–
  • Anëtare e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë2020
  • Zëvendësshefe e Katedrës së Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale2017–2020
  • Anëtare e Bordit Etik, Ministria e Shëndetësisë2016–2019

Hulumtimi

Autore e parë në shumicën e punimeve të saj shkencore, mbi sëmundjet parodontale, lidhjen e tyre me sëmundjet sistemike dhe trajtimet me laser.

Shih publikimet

Burimi: profili zyrtar në Universitetin e Prishtinës

Cakto vizitën

Le ta planifikojmë vizitën tuaj të parë.

Plotësoni formularin dhe ju kontaktojmë brenda 24 orëve për të caktuar konsultën.

Orari
09:00–18:00
Vendndodhja
104 Isa Kastrati, Prishtinë 10000